The Geopost

23h

Kosovo, Serbia

BE rrit prodhimin e dronëve dhe armëve moderne për Ukrainën, Von der Leyen: Mbështetja jonë do të vazhdojë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian do të rrisë ndjeshëm prodhimin e dronëve dhe armëve moderne, në kuadër të forcimit të mbështetjes ushtarake për Ukrainën. Gjatë një bisede telefonike me kryeministrin e ri të Ukrainës, Serhiy Koretsky, Von der Leyen theksoi se, në bazë të marrëveshjes për dronët, industritë e vendeve anëtare të BE-së do të prodhojnë me ritme të përshpejtuara pajisje moderne ushtarake në sasi të mëdha për mbrojtjen e Ukrainës. Përmes një postimi në platformën X, ajo njoftoi se me kryeministrin ukrainas diskutoi edhe bashkëpunimin për reformat që lidhen me procesin e anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, duke ritheksuar angazhimin e BE-së për ta mbështetur vendin në këtë rrugë. Në fokus të bisedës ishte edhe përgatitja për sezonin e dimrit, si dhe mbrojtja e infrastrukturës kritike të energjisë në Ukrainë. “Diskutuam gjithashtu përgatitjet për dimër dhe infrastrukturën kritike të energjisë. Mund të mbështeteni në mbështetjen tonë të plotë, përfshirë edhe përpjekjet tuaja për përmirësimin e menaxhimit të sektorit të energjisë”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. The post BE rrit prodhimin e dronëve dhe armëve moderne për Ukrainën, Von der Leyen: Mbështetja jonë do të vazhdojë appeared first on The Geopost.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

6820 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

5029 vesti

RIA Novosti

ria.ru

4812 vesti

The Independent

independent.co.uk

3094 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

2879 vesti

Kurir

kurir.rs

2538 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

2295 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

2276 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2115 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

1950 vesti