X - Media

20h

Web, Albania

Presidenti i SHBA Donald Trump publikon foton e parë të djalit të porsalindur të J.D. Vance

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, dhe bashkëshortja e tij, Usha Vance, janë bërë prindër për herë të katërt. Çifti mirëpriti gjatë fundjavës një djalë, të cilin e kanë pagëzuar Alec Neal. Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fakti se fotografia e parë e të porsalindurit nuk u publikua nga prindërit, por nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Trump ndau imazhin në platformën e tij Truth Social, ku e prezantoi foshnjën para publikut dhe e përshkroi si “një djalë të vogël perfekt”. Në fotografi, Alec Neal shihet në repartin e maternitetit në Spitalin Ushtarak Walter Reed, i rrethuar nga dy prej vëllezërve dhe motrave të tij më të mëdhenj. Në foto nuk shfaqen J.D. Vance dhe Usha Vance, çka shkaktoi reagime në rrjetet sociale, pasi presidenti ishte personi i parë që publikoi imazhin e të porsalindurit. Pak më vonë u konfirmua se Usha Vance solli në jetë djalin të dielën në Qendrën Mjekësore Walter Reed në Maryland, ndërsa lajmin për lindjen e bëri të ditur vetë zëvendëspresidenti amerikan. Me ardhjen në jetë të Alec Neal, familja Vance numëron tashmë katër fëmijë. Çifti, i martuar që nga viti 2014, është gjithashtu prind i Ewan, 9 vjeç, Vivek, 6 vjeç, dhe Mirabelle, 4 vjeç. The post Presidenti i SHBA Donald Trump publikon foton e parë të djalit të porsalindur të J.D. Vance appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

6762 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

4953 vesti

RIA Novosti

ria.ru

4775 vesti

The Independent

independent.co.uk

3052 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

2824 vesti

Kurir

kurir.rs

2519 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

2268 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

2244 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2102 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

1927 vesti