Kardiokirurgjia në godinë të re. Shefi i shërbimit Veshti: Do të mundësojë rritjen e ndërhyrjeve
Kardiokirurgjia, Kirurgjia Vaskulare dhe Anestezi-Reanimacioni do të jenë së bashku në një godinë të re që do të jetë shumë shpejt gati në QSUT. Sipas Shefit të Shërbimit të Kardiokirurgjisë, Altin Veshti, kjo do të mundësojë rritje të numrit të ndërhyrjeve kardiake me 10-15%.
Veshti nënvizoi se, falë investimeve në këtë shërbim, do të jetë i mundur edhe kryerja e transplantit të zemrës. Godina e re e Kardiokirurgjisë do të ketë 36 shtretër, por njëkohësisht do të ketë edhe rritje të kapaciteteve në pavijonin e Reanimacionit.
The post Kardiokirurgjia në godinë të re. Shefi i shërbimit Veshti: Do të mundësojë rritjen e ndërhyrjeve appeared first on X-Media.
7/20/2026 11:32:43 AM