X - Media

22h

Web, Albania

Zjarri në Madrid jashtë kontrollit, shkrumbohen 260 mijë hektare. Shkon në 1,200 numri i banorëve të evakuuar

Një zjarr i përmasave të mëdha që shpërtheu të enjten rreth 100 kilometra në veri të Madridit vijon të përhapet me intensitet të lartë, duke shkaktuar dëme masive në zonat pyjore të Spanjës qendrore. Sipas autoriteteve të zjarrfikjes dhe parandalimit të zjarreve (Infocam), zjarri ka përfshirë tashmë rreth 260 mijë hektarë tokë, ndërsa rreth 1,200 persona janë detyruar të evakuohen nga banesat e tyre për shkak të rrezikut. Flakët nisën në fshatin Mierla, në rajonin e Guadalajara-s, pjesë e komunitetit autonom Castilla-La Mancha, dhe gjatë orëve të fundit janë përhapur kryesisht në zonën e Parkut Kombëtar Sierra Norte, duke vënë në alarm autoritetet lokale. Ekipet e emergjencës vijojnë betejën me zjarrin, por kushtet e vështira atmosferike, temperaturat e larta dhe erërat e forta po e bëjnë më të vështirë kontrollimin e vatrave aktive. Shqetësimi është rritur edhe për shkak të afrimit të një vale të re të nxehti në Spanjë, e cila sipas ekspertëve mund të përkeqësojë situatën dhe të rrisë ndjeshëm rrezikun për zjarre të reja katastrofike. Autoritetet u kanë bërë thirrje banorëve të zonave të prekura të ndjekin udhëzimet e emergjencës, ndërsa operacionet për shuarjen e flakëve vijojnë pa ndërprerje. The post Zjarri në Madrid jashtë kontrollit, shkrumbohen 260 mijë hektare. Shkon në 1,200 numri i banorëve të evakuuar appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

6762 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

4953 vesti

RIA Novosti

ria.ru

4775 vesti

The Independent

independent.co.uk

3052 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

2824 vesti

Kurir

kurir.rs

2519 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

2268 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

2244 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2102 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

1927 vesti