The Geopost

yesterday

Kosovo, Serbia

Veteranët paralajmërohen të shmangin Serbinë pas publikimit të emrave të pjesëtarëve të UÇK-së

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, u ka bërë thirrje ish-pjesëtarëve të UÇK-së që të shmangin udhëtimin nëpër Serbi, pasi lëvizja serbe “Zemra e Heronjve” publikoi emrat e pjesëtarëve të Brigadës 111 “Adem Jashari” dhe Brigadës 121 “Kumanova”. Kjo organizatë, e cila përfaqëson pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake serbe të përfshira në luftërat në ish-Jugosllavi, ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë dhe Prokuroria serbe për Krime Lufte që të verifikojnë emrat e publikuar dhe të përcaktojnë nëse ndonjëri prej tyre, sipas pretendimeve të saj, është i përfshirë në krime lufte. Po ashtu, ajo ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Interpoli lëshimin e urdhërarresteve ndërkombëtare ndaj pjesëtarëve të UÇK-së, ndërsa listat ua ka dërguar edhe policive të disa vendeve të Bashkimit Evropian. Në një deklaratë për KosovaPress, Gucati tha se Serbia vazhdon të veprojë kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe u bëri thirrje veteranëve të tregojnë kujdes të shtuar. “Ne e dimë që Serbia nuk mendon mirë kurrë për shqiptarët e Kosovës, sidomos për pjesëtarët e UÇK-së. U bëjmë thirrje veteranëve që të mos kalojnë nëpër Serbi. Të kenë kujdes, sidomos pjesëtarët e këtyre dy brigadave, pasi tashmë emrat e tyre janë publikuar nga çetnikët serbë, të cilët kërkojnë verifikimin dhe ndalimin e tyre. Është e vërtetë që kanë kërkuar nga Interpoli dhe shtetet përreth që të ndalen pjesëtarët e UÇK-së”, deklaroi ai. Gucati i bëri thirrje edhe Bashkimit Evropian që të mos veprojë sipas kërkesave të Serbisë. “U bëj thirrje vendeve të Evropës që të mos bien nën kurthin e Serbisë, e cila synon vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën”, tha ai. Ai kërkoi gjithashtu nga Qeveria e Kosovës që ta ngrejë këtë çështje në arenën ndërkombëtare dhe t’u drejtohet vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Interpolit. “Qeveria duhet të reagojë menjëherë dhe t’u dërgojë letër të gjitha vendeve të BE-së, sidomos atyre që janë anëtare të Interpolit, që të mos ndalen pjesëtarët e UÇK-së”, u shpreh Gucati. Ndërkohë, avokati Arianit Koci tha se problemet gjatë kalimit nëpër Serbi nuk i prekin vetëm ish-pjesëtarët e UÇK-së, por edhe qytetarët e tjerë të Kosovës, duke rekomanduar që udhëtimet nëpër territorin serb të shmangen për momentin. “Çdo pjesëmarrës i UÇK-së po ka probleme kur kalon në Serbi dhe unë rekomandoj që në këtë fazë të mos kalojnë. Serbia vazhdimisht ka bërë kërkesa në Interpol, por shumica e tyre nuk janë pranuar. Megjithatë, policia serbe po u krijon probleme pjesëtarëve të UÇK-së, madje edhe qytetarëve të thjeshtë, duke i ndaluar ose gjobitur për simbole apo materiale që lidhen me UÇK-në”, tha Koci. Sipas tij, institucionet e Kosovës duhet të angazhohen më shumë për mbrojtjen e qytetarëve që përballen me probleme gjatë kalimit nëpër Serbi. Lëvizja serbe “Zemra e Heronjve”, në postimin e saj në rrjetet sociale, ka publikuar emrat e pjesëtarëve të Brigadës 111 “Adem Jashari” dhe Brigadës 121 “Kumanova”, duke kërkuar nga autoritetet serbe dhe Interpoli ndërmarrjen e veprimeve ndaj tyre. The GeoPost The post Veteranët paralajmërohen të shmangin Serbinë pas publikimit të emrave të pjesëtarëve të UÇK-së appeared first on The Geopost.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

6820 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

5029 vesti

RIA Novosti

ria.ru

4812 vesti

The Independent

independent.co.uk

3094 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

2879 vesti

Kurir

kurir.rs

2538 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

2295 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

2276 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2115 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

1950 vesti