X - Media

23h

Web, Albania

Alarm në Manhattan/ Shpërthim jashtë ndërtesës federale, një burrë i arrestuar

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e së hënës pranë një ndërtese federale në Manhattan, Nju Jork, duke shkaktuar alarm dhe mobilizim të menjëhershëm të forcave të policisë dhe zjarrfikësve. Incidenti ndodhi jashtë godinës 26 Federal Plaza, ku ndodhen dhjetëra agjenci federale amerikane, mes tyre FBI, Zyra e Emigracionit dhe Doganave (ICE) si dhe Shërbimet e Shtetësisë dhe Imigracionit të SHBA-së (USCIS). Sipas raportimeve të CBS, dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga fishekzjarrë të hedhur në një kosh mbeturinash. Pas shpërthimit, zjarrfikësit mbërritën me shpejtësi në vendngjarje dhe vunë flakët nën kontroll. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet momenti kur efektivët e policisë dhe punonjësit e ndërtesës dalin me nxitim jashtë, ndërsa një burrë ndalohet dhe vihet në pranga nga autoritetet. Deri më tani nuk është konfirmuar nëse gjatë incidentit janë dëgjuar apo janë qëlluar të shtëna me armë zjarri. Policia e Nju Jorkut ka bërë të ditur se zona përreth rrugëve Worth Street dhe Lafayette Street mbetet e kufizuar, ndërsa qytetarët janë paralajmëruar të shmangin lëvizjet në këtë pjesë të Manhattanit për shkak të mbylljes së rrugëve, vonesave në trafik dhe ndërprerjeve të transportit publik. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivet e personit të arrestuar. BREAKING: An explosion and shooting outside 26 Federal Plaza in NYC prompted an evacuation and massive law enforcement response. A suspect was taken into custody. pic.twitter.com/groiiu8oG3 — Breaking911 (@Breaking911) July 20, 2026   The post Alarm në Manhattan/ Shpërthim jashtë ndërtesës federale, një burrë i arrestuar appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

6762 vesti

g1 Globo

g1.globo.com

4953 vesti

RIA Novosti

ria.ru

4775 vesti

The Independent

independent.co.uk

3052 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

2824 vesti

Kurir

kurir.rs

2519 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

2268 vesti

O Globo

oglobo.globo.com

2244 vesti

Indian Express

indianexpress.com

2102 vesti

La Nation AR

lanacion.com.ar

1927 vesti