Demokratët nuk lejojnë raportimin e Endri Shabanit në Kuvend, ndërpritet seanca
Deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren e Kuvendit për të mos lejuar Avokatin e Popullit, Endri Shabani, që të raportojë.
Sipas tyre Shabani nuk mund të flasë para deputetëve për shkak se çështja e emërimit të tij në këtë detyrë është dërguar në Gjykatën Kushtetuese.
“Shabani është zgjedhur në mënyrë antikushtetuese dhe sa kohë çështja është në kushtetuese nuk mund të raportojë”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.
Për këtë arsye, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ndërpreu seancën për një pushim.
The post Demokratët nuk lejojnë raportimin e Endri Shabanit në Kuvend, ndërpritet seanca appeared first on X-Media.
7/20/2026 6:59:58 AM