The Geopost

3h

Kosovo, Serbia

Polici i Mitrovicës së Veriut suspendohet pas postimeve me përmbajtje nacionaliste në rrjete sociale

Një zyrtar policor i stacionit të Mitrovicës së Veriut, Mledan Adjançiq, është suspenduar për tre ditë nga detyra pasi në profilin e tij në Instagram ka shpërndarë përmbajtje me karakter nacionalist. Bëhet fjalë për një postim të shpërndarë nga grupi i tifozëve “Grobarska snaga”, i lidhur me klubin serb të futbollit FK Partizan, ku shfaqej mbishkrimi “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, një mesazh që është konsideruar provokues dhe me ngarkesë politike. Pas raportimeve mediatike dhe verifikimeve të brendshme, autoritetet policore kanë ndërmarrë masa disiplinore ndaj zyrtarit, duke e suspenduar përkohësisht si masë administrative, në pritje të hetimeve të mëtejshme. Rrasti është trajtuar në përputhje me rregulloret e brendshme të Policisë së Kosovës, të cilat ndalojnë shprehjen publike të qëndrimeve që mund të cenojnë neutralitetin dhe standardet profesionale të shërbimit policor. Adjançiq, i cili është pjesë e gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës, ka shërbyer deri tani në njësinë patrulluese në terren në rajonin e Mitrovicës së Veriut. The GeoPost The post Polici i Mitrovicës së Veriut suspendohet pas postimeve me përmbajtje nacionaliste në rrjete sociale appeared first on The Geopost.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

12552 vesti

RIA Novosti

ria.ru

8355 vesti

The Independent

independent.co.uk

5090 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

4214 vesti

Kurir

kurir.rs

4036 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3887 vesti

Indian Express

indianexpress.com

3142 vesti

24 Chsasa

24chasa.bg

3127 vesti

 Diario El Comercio

elcomercio.pe

2636 vesti

News.de

news.de

2596 vesti