X - Media

3h

Web, Albania

Ndërtimi i hekurudhës, bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, si do të devijohet trafiku

Në kuadër të punimeve për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë–Durrës–Rinas, autoritetet kanë njoftuar masa të përkohshme për bllokimin dhe devijimin e qarkullimit të mjeteve në zonën e njohur si Rrethrrotullimi i Treshit, pranë Kthesës së Kamzës. Kufizimet do të zbatohen gjatë periudhës 6–9 qershor 2026 dhe do të zhvillohen në disa faza, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e punimeve. “Punimet dhe lëvizja do të kryhet sipas një grafiku me tre faza si më poshtë: Bllokim total i qarkullimit nga 06.06.2026. ora 24:00 – 07.06.2026 ora 05:00. Mjetet që do të vijnë për në Tiranë do të kalojnë nga rruga Petrit Radovicka Mjetet nga Tirana për tek rrethrrotullimi do të kthehen tek Kthesa e Kamzës, për të vijuar në rrugën dytësore industriale ose në autostradë në drejtim të Vorës. Devijimi në korsinë ana e Tiranës. Punimet do të kryhen gjatë 07.06.2026 ora 05:00 – 15:00 ndërkohë qarkullimi hapet pjesërisht me dy drejtime lëvizjeje (1 korsi për çdo kah). Devijimi në korsinë ana e Durrësit. Punimet do të kryhen 07.06.2026 ora 23:00– 09.06.2026 ora 10:00. Trafiku devijohet plotësisht në anën e Durrësit, duke funksionuar me dy kahe lëvizjeje (1 korsi për secilin kah). “Hekurudha, kontraktori i punimeve dhe Policia Rrugore kanë marrë masa për menaxhimin e trafikut. Kërkojmë mirëkuptimin e shoferëve dhe banorëve të zonës. Lutemi të respektoni sinjalistikën dhe planifikoni levizjen paraprakisht”, thuhet në njoftim. The post Ndërtimi i hekurudhës, bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, si do të devijohet trafiku appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

12456 vesti

RIA Novosti

ria.ru

8266 vesti

The Independent

independent.co.uk

5054 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

4207 vesti

Kurir

kurir.rs

4014 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3849 vesti

24 Chsasa

24chasa.bg

3122 vesti

Indian Express

indianexpress.com

3122 vesti

News.de

news.de

2596 vesti

 Diario El Comercio

elcomercio.pe

2592 vesti