Dita e pestë e protestës, qytetarët nisin marshimin në Tiranë kundër ndërtimeve në Zvërnec
Ka nisur protesta e pestë në Tiranë kundër ndërtimeve në Zvërnec. Qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, duke u përgatitur për të nisur marshimin drejt Kryeministrisë.
Me pankarta në duar, ata kanë bërë thirrje kundër këtij projekti dhe kanë kërkuar anulimin e tij nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama.
Mësohet se protestuesit kanë bërë thirrje edhe kundër opozitës dhe liderit të saj, Sali Berisha. Ndërsa vlen të theksohet se pjesëmarrësit janë të rinj në moshë, teksa nuk mungojnë as nëna me fëmijë të vegjël në krah.
https://xmedia.al/wp-content/uploads/2026/06/6a21a7685b377.mp4
The post Dita e pestë e protestës, qytetarët nisin marshimin në Tiranë kundër ndërtimeve në Zvërnec appeared first on X-Media.
6/4/2026 9:40:44 AM