The Geopost

9h

Kosovo, Serbia

Der Spiegel rikthen online artikullin për Vuçiqin, pavarësisht urdhrit të mëparshëm të gjykatës gjermane

Revista gjermane Der Spiegel ka rikthyer online një artikull që trajton pretendime për ngjarje gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, ku përmendet edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari gjerman Michael Martens, i cili njoftoi se artikulli është publikuar sërish, megjithëse më herët ishte urdhëruar të hiqej nga një gjykatë në Hamburg. Artikulli me titullin “Evropianët e pasur që udhëtonin për gjueti njerëzish në Sarajevë” trajton pretendime që lidhen me të ashtuquajturën “gjueti njerëzish” gjatë luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1992–1995. Në raportim përmendej edhe emri i Vuçiqit. Më herët, një gjykatë në Hamburg kishte lëshuar një urdhër të përkohshëm ndaj revistës, duke vlerësuar se disa nga pretendimet e publikuara nuk ishin verifikuar mjaftueshëm dhe se mënyra e raportimit cenonte parimin e prezumimit të pafajësisë. Gjykata kishte pranuar se ekziston interes i lartë publik për raportimin mbi Vuçiqin për shkak të pozitës së tij si president i Serbisë, por njëkohësisht kishte vlerësuar se forma e paraqitjes së disa pretendimeve ishte “e papranueshme” dhe “e njëanshme”. Në vendimin e saj, gjykata i kishte ndaluar shprehimisht revistës të publikonte pretendime sipas të cilave Vuçiq, në rininë e tij, kishte shërbyer si vullnetar në një njësi paramilitare serbe në zonën e varrezave hebraike të Sarajevës dhe se aty kishte pasur kontakte me persona të përfshirë në të ashtuquajturën “gjueti njerëzish”. Ndërkohë, çështja ka marrë vëmendje të re pas publikimit të librit “Snajperistët e fundjavës” nga gazetari italian Ezio Gavazzeni, i cili trajton pretendimet për të ashtuquajturin “Safari i Sarajevës”. Sipas hulumtimeve të paraqitura në libër dhe raportimeve të mediave ndërkombëtare, Prokuroria e Milanos po shqyrton akuza sipas të cilave shtetas të pasur nga vende të Evropës Perëndimore udhëtonin gjatë luftës në kodrat përreth Sarajevës për të qëlluar civilë. Pretendimet flasin për dhjetëra apo qindra persona nga Italia, Franca, Belgjika dhe Zvicra, të cilët paguanin shuma të mëdha parash për të marrë pjesë në këto aktivitete. Gjyqtari italian Guido Salvini ka deklaruar se hetimet kanë zbuluar një rrjet të organizuar transporti dhe logjistike, ndërsa dëshmitë e mbledhura përfshijnë pretendime për përfshirjen e figurave të strukturave ushtarake dhe të sigurisë serbe të kohës. Në raportime përmenden gjithashtu emrat e ish-shefit të shërbimit sekret serb, Jovica Stanišić, si dhe pretendime të publikuara nga gazetari kroat Domagoj Margetić lidhur me rolin e mundshëm të Vuçiqit gjatë luftës. Këto pretendime mbeten objekt debatesh dhe nuk janë vërtetuar përmes një vendimi gjyqësor të formës së prerë. Raportimet përmendin edhe dëshmi të ish-ushtarakëve dhe politikanëve boshnjakë, përfshirë Zlatko Miletić, i cili ka deklaruar se beson se aktivitetet e ashtuquajtura “Safari i Sarajevës” janë organizuar nga strukturat e sigurisë serbe gjatë luftës. Çështja vazhdon të mbetet objekt hetimesh dhe polemikash, ndërsa publikimi i materialeve të reja ka rikthyer në qendër të vëmendjes një nga episodet më të errëta dhe më të kontestuara të luftës në Bosnje e Hercegovinë. The Geo Post The post Der Spiegel rikthen online artikullin për Vuçiqin, pavarësisht urdhrit të mëparshëm të gjykatës gjermane appeared first on The Geopost.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

12552 vesti

RIA Novosti

ria.ru

8355 vesti

The Independent

independent.co.uk

5090 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

4214 vesti

Kurir

kurir.rs

4036 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3887 vesti

Indian Express

indianexpress.com

3142 vesti

24 Chsasa

24chasa.bg

3127 vesti

 Diario El Comercio

elcomercio.pe

2636 vesti

News.de

news.de

2596 vesti