Tragjedia/Rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci, 4 të vdekur, 2 të zhdukur
Katër persona u vranë të enjten në një përplasje aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë.
“Sipas informacionit që është aktualisht në dispozicion, katër persona kanë humbur jetën “, tha policia, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Mediat kroate raportuan se operacionet e kërkimit janë duke u zhvilluar, ndërsa ekipet e shpëtimit kërkojnë dy persona të tjerë
Agjencia zyrtare e lajmeve HINA raportoi se ishte një aeroplan gjerman që u nis nga Austria.
The post Tragjedia/Rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci, 4 të vdekur, 2 të zhdukur appeared first on X-Media.
6/4/2026 7:09:33 AM