X - Media

11h

Web, Albania

Vrasja e policit në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, Hita: Ishin 40 forca policie në vendngjarje, kallashnikovi depërtoi antiplumbin

Hita: Një punonjës policie i dalluar dhe shembullor ndërroi jetë, dhe mbeti i plagosur një tjetër nga punonjësit e policisë. Jam këtu për të ndarë dhimbjen me familjarët e Enea Mekollit, i cili humbi jetën gjatë operacionit. Në orën 7:30 të mëngjesit, forcat policore kanë mbërritur ku strehohej ky person. Ky person ishte i dënuar me 9 vite nga Gjykata e Korçës, ndërsa në vitin 2011 i ishte caktuar masa arrest me burg për kultivimin e lëndëve narkotike. Për të neutralizuar sulmin e të kërkuarit, punonjësit e policisë kanë shkëmbyer zjarr, ku mbeti i plagosur edhe i kërkuari. Për të ishin caktuar edhe operacione të tjera, por nuk ishte bërë e mundur arrestimi i tij. Kam urdhëruar drejtorinë e Përgjithshme për të nisur një hetim për punën që është bërë për të kapur këtë person. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor. I shpreh ngushëllimet për familjen e Enea Mekollit dhe shërim të shpejtë për kolegun tjetër, Edison Adri. Ata që sulmojnë punonjësit e policisë, do të ndëshkohen maksimalisht. Gjaku i Eneas nuk do të harrohet kurrë. Kur është kryer operacioni nuk kam pasur dijeni, ky operacion është kryer nga Policia e Korçës. Punonjësit e policisë janë të gjithë të trajnuar, edhe në këtë rast kanë qenë shërbimet më të specializuara siç janë “Shqiponja”. Në gjykimin e drejtuesve të Drejtorisë Korçë, këto kanë qenë strukturat. Kanë qenë 40 forca policie. Të gjithë kanë qenë me jelek antiplumb, por arma kallashnikov që ka përdorur autori e ka çarë edhe antiplumbin. Patjetër që duhet të bëhet më e mira në këtë drejtim. The post Vrasja e policit në Maliq dhe plagosja e kolegut të tij, Hita: Ishin 40 forca policie në vendngjarje, kallashnikovi depërtoi antiplumbin appeared first on X-Media.

Top 10 Portala

TASS

tass.ru

12552 vesti

RIA Novosti

ria.ru

8355 vesti

The Independent

independent.co.uk

5090 vesti

The Hindu

thehindu.co.in

4214 vesti

Kurir

kurir.rs

4036 vesti

CNN Brasil

cnnbrasil.com.br

3887 vesti

Indian Express

indianexpress.com

3142 vesti

24 Chsasa

24chasa.bg

3127 vesti

 Diario El Comercio

elcomercio.pe

2636 vesti

News.de

news.de

2596 vesti