Vrasja e efektivit të ”Shqiponjave”, ministri Lamallari: Autori do të përballet me të gjithë forcën e ligjit
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi i Policisë së Shtetit, Enea Mekolli.
Përmes një mesazhi ngushëllimi, Lamallari dënoi ashpër sulmin ndaj punonjësve të policisë, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj rendit, ligjit dhe sigurisë së qytetarëve. Ai theksoi se autori do të përballet me drejtësinë dhe me të gjithë forcën e ligjit.
“Sot një familje humbi njeriun e saj të dashur, Policia e Shtetit humbi një koleg, ndërsa Shqipëria humbi një shërbëtor të përkushtuar të ligjit”, u shpreh ministri.
Lamallari shprehu ngushëllimet për familjen e efektivit të rënë në krye të detyrës, duke vlerësuar sakrificën e tij në shërbim të rendit dhe sigurisë publike. Ai uroi gjithashtu shërim të shpejtë për efektivin e plagosur, Edison Adri.
Sipas ministrit, Policia e Shtetit do të vijojë me vendosmëri luftën kundër kriminalitetit, ndërsa sakrifica e Enea Mekollit do të mbetet një simbol i përkushtimit dhe guximit në detyrë.
The post Vrasja e efektivit të ”Shqiponjave”, ministri Lamallari: Autori do të përballet me të gjithë forcën e ligjit appeared first on X-Media.
6/4/2026 1:10:50 AM